Çdo apartament. Çdo pagesë. Një e vërtetë e vetme.
Provex e mban shitjen e pallatit tuaj nga rezervimi i parë deri te mandati i fundit — njësi, rezervime, kontrata dhe këste në një vend të qetë, shqip dhe anglisht.
Pa regjistrim — hapet direkt në një portofol shembull, vetëm për lexim.
Riverside Residences
Në shitjeArkëtuar këtë muaj
€ 84,500
12 pagesa me mandat
Rezervim për njësinë B-24
Skadon pas 2 ditësh — kapari i regjistruar
Si shitet një pallat sot: Excel, WhatsApp dhe kujtesa e njerëzve
Funksionon — deri ditën kur dy agjentë ia premtojnë të njëjtin apartament dy blerësve.
- A-31Me kontratë — CT-2026-0007, e firmosur
- A-32E rezervuar — kapari 2,500 €, skadon pas 2 ditësh
- B-14E bllokuar nga investitori
- B-22E shitur — arkëtuar 100%
Njëra anë mban mend. Tjetra e di.
Nga rezervimi te çelësat, pa humbur asgjë rrugës
Pesë hapa që sistemi i zbaton vetë — ekipi juaj vetëm shet.
01
Rezervimi
Kapari dhe afati regjistrohen që në minutën e parë, jo në fund të ditës.
Skadon vetë kur mbaron afati02
Kontrata
Del PDF me letrën tuaj zyrtare — çmimi, ulja dhe TVSH-ja të sakta, jo të kopjuara.
CT-2026-0042.pdf03
Plani i kësteve
Shumat duhet të përputhen me çmimin e kontratës — sistemi nuk pranon ndryshe.
30% + 35% + 35%04
Arkëtimi
Çdo pagesë merr mandat PDF, dhe vonesat dalin vetë në radar — s'ka nevojë t'i kërkoni.
Mandat RCP-001705
Çelësat
Njësia shënohet e shitur vetëm kur kontrata mbyllet me të vërtetë — kurrë me dorë.
E shitur
Paratë, pa mjegull
Numrat që drejtori i sheh pa telefonuar njeri: sa është arkëtuar, sa pritet, sa është vonuar — e që kur.
- Vjetërsia e borxhit: 1–30, 31–60, 90+ ditë — e vjetra bërtet më fort
- Kujtesa me email për blerësit, automatike dhe në shqip
- Nga kesti i vonuar te WhatsApp-i i blerësit, me mesazhin e gatshëm
Arkëtuar
€595,188
Pa arkëtuar
€295,313
Vonuar
€95,113
Vjetërsia e borxhit
James Carter
CT-2026-0008 · #A-22
Pamja e vërtetë e ekranit të pagesave, në miniaturë.
Riverside Residences
Hapur nga linku i zyrës — pa llogari
#A-42
E lirë94.8 m² · €142,000
#A-32
Rezervuar72.4 m² · €108,500
#B-63
E lirë116.2 m² · €185,000
Hello! A reminder for the next instalment on contract CT-2026-0005, EUR 22,750 due 15 August.
I gatshëm — e dërgoni ju
Edhe blerësi e ndjen ndryshimin
Portofoli hapet nga një link i vetëm — pa llogari, pa instalim. Në zyrë e tregoni në tablet; në WhatsApp mesazhi shkon i gatshëm, por dërgimin e vendosni ju.
- Mënyra e prezantimit
- Ekran i plotë për tabletin e zyrës së shitjes — vetëm pallati, çmimet që zgjidhni ju.
- Linke publike
- Një portofol i përzgjedhur, i dërguar me një link. Skadon kur të doni ju.
- WhatsApp me një klik
- Nga çdo klient a vonesë drejt e te biseda — me tekstin e shkruar paraprakisht.
Shihni si duket nga brenda
Pamje dhe video të shkurtra nga sistemi në punë — jo maketa.
Paneli i drejtorit
Portofoli, arkëtimet dhe rezervimet aktive në një ekran.
Navigatori i pallatit
Kat më kat, njësi më njësi — statusi me një shikim.
Arkëtimet dhe vonesat
Kush ka paguar, kush është vonë, dhe që kur.
Detajet që i vlerëson zyra
- Role dhe të drejta
- Owner, Admin, Agjent, Viewer — secili sheh dhe bën vetëm të vetën.
- Gjurmë auditimi
- Çdo veprim regjistrohet: kush, çfarë, kur. Historia e njësisë lexohet si dosje.
- Gjuhët
- Shqip së pari; English me një klik — edhe kontratat, edhe emailet.
- Eksport
- CSV për njësitë, kontratat, pagesat dhe klientët — filtri që shihni është ai që eksportohet.
- Letra juaj zyrtare
- Kontratat dhe mandat-arkëtimet dalin PDF me logon dhe të dhënat e firmës suaj.
- Qasja
- Në browser, nga zyra ose kantieri — pa instalim, pa server tuajin.
Gati ta shihni me projektin tuaj?
Na shkruani dhe do t'jua tregojmë Provex-in me të dhënat e pallatit tuaj — pa angazhim dhe pa kartë.
Përgjigjemi brenda një dite pune.